Prishtina largon tre lojtarë

- Bota Sot

Prishtina largon tre lojtarë

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina, ka larguar tre futbollistë.

Prishtina ka ndërmend të përforcohet me emra më cilësorë të lojtarëve për edicionin e ri përkatësisht për garat evropiane.

“FC Prishtina njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Dashmir Elezi, Ronald Sobowale dhe Junior Ngatta. 

Elezi dhe Sobowale, më marrëveshje të dy anëshme i kanë shkëputur kontratat, ndërkohë Ngattas i ka përfunduar kontrata. 

Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre në edicionin që përfundoi me triumfin në Kupën e Kosovës dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre”, njofton FC Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot