Skuadra nga Bundesliga e Gjermanisë, Borussia Monchengladbach ka shprehur interesim për futbollistin shqiptar, Andi Zeqiri.
Zeqiri kaloi një sezon në Belgjikë, te skuadra e Standard Liege.
Ai shënoi nëntë gola dhe bëri tri asiste në 25 ndeshje, dhe kështu ka rënë në sytë e sulmuesit nga Kombëtarja e Zvicrës.
Sulmuesi ishte i huauzar nga Genk-u, ku ka kontratë deri në vitin 2026.
Por, lojtari është i interesuar për një aventurë të re, e që Bundesliga është opsion ideal.
Zeqiri e njeh mirë Bundesligën, pasi në të kaluarën ka luajtur në ekipin e Augsburgut.