Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një vizitë në Junik, për të cilën ka thënë se është një komunat me të bukura në Kosovë.
Ai ka shkruar se pas takimit që ka pasur me kryetarin e komunës, Ruzhdi Shehu, ata kanë vizituar pikën e re të informacionit turistik, ku edhe kanë parë ‘‘të gjitha mundësitë që ofron kjo zonë’’.
‘‘Vizitë në Junik! Është një nga komunat më të bukura në Kosovë, me një potencial të madh për turizëm.
Pas një takimi shumë të mirë me Kryetarin e Komunës, Ruzhdi Shehu, vizituam pikën e re të informacionit turistik, ku pashë të gjitha mundësitë që ofron kjo zonë’’, ka shkruar ai.