Strakosha para Serbisë: Kemi treguar se duhet të jemi në Botëror

- Bota Sot

Strakosha para Serbisë: Kemi treguar se duhet të jemi në Botëror

Nga sot na ndajnë edhe 3 ditë nga supersfida Shqipëri-Serbi e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Në prag të këtij takimi, në Shtëpinë e Futbollit, Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha ka dalë në konferencë për shtyp pak ditë para sfidës.

“I gjithë grupi po punon mirë, janë ekip që kanë eksperiencë. Edhe ne kemi kualitet dhe jemi gati për atë sfidë.

Si po e përjeton grupi këtë sfidë, pasi nuk është si të githa ndeshjet e tjera? Deri tani të gjithë çunat janë mirë. po përgatitet mirë. Ia vlen vetëm 3 pikët dhe duhet të bëjmë tifozëet të lumtur dhe të festojmë së bashku.

Tifozët kanë treguar se nuk është një ndeshje e lehtë. Ne e shikojmë vetëm nga ana sportive. Ne e kemi treguar se duhet të jemi në Botëror. Për ne vetëm fitorja na bën punë dhe duhet të tentojmë Botërorin.

Si portier, cilat janë pikat kyçe? Nga goditjet standarte godasin mirë. Duhet të jemi të përqendruar për të mos i lejuar. Kemi një grup të mirë dhe e kemi vërtetuar diçka të tillë.

Kujt i ndruheni nga kundërshtarët? Nuk kam një lojtar, por e dimë se si grup janë mirë. E kemi poërgatitur këtë sfidë si grup dhe jo individualisht.

Thirrje për tifozët shqiptarë? Nuk kam thirrje të veçantë. Është ndeshje futbolli dhe çfarë ndodh jashtë duhet të mos përfshihet në këtë sfidë. Tifozët duhet të na mbështesin sa më shumë. Faleminderit se na kanë mbështetur që nga fundit i botës.

Në karrierën time kam patur momente që nuk kam luamtur, Stërvitem gjithmonë, përqendrimi është kryesor. Do të jap maksimumin gjithmonë.

Vendi i dytë? Ne jemi profesionistë dhe në çdo ndeshje përgatitemi siç duhet. Ndeshje e rëndësishme po, por nuk është vendimtarë”, ka theksuar portieri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot