Mendësia serbe nuk ndryshon!
Çdo gjë shqiptare iu pengon!
Emri i Kosovës i elektrizon.
Media serbe “Kurir” i sulet komentatorit sportiv të Kosovës, Arlind Sadiku.
“Arlind Sadiku, një gazetar shqiptar i cili praktikisht u përjashtua nga Kampionati Evropian për një provokim të turpshëm para tifozëve serbë, foli para ndeshjes Shqipëri – Serbi”, shkarravit media serbe.
“Sadiku iu drejtua futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë që do të luhet në Tiranë më 7 qershor.
Ai beson se lojtarët e ekipit kombëtar të vendit të tij po sillen shumë mirë përpara ndeshjes?!”, shkruan më tej.
Ky është mesazhi i Sadikut: “Mesazh për lojtarët e kombëtares:
Po e vërejë një dallim të madh tek deklarimet tuaja publike para ndeshjes me Serbinë. Duket se ju kanë trajnuar mirë të keni shumë kujdes për fjalët që nxjerrni nga goja apo postimet që bëni në rrjete sociale.
E di që nuk është lehtë të organizosh Evropian me Serbinë e ti duke përfaqësuar e popullin e Shqipërinë, të heshtësh.
Duhet ta dini se ndeshja me Serbinë nuk është thjeshtë ndeshje futbolli. Hiç më larg se para 2 muajve atyre i pengoi prezenca jonë.
Para 2 muajve, e hoqën flamurin e Kosovës nga kongresi i Beogradit dhe e dogjën. Pra, Serbisë i pengon ekzistenca e shqiptarëve. Serbia çdo ditë ëndërron dhe planifikon ta bëj Kosovën - Serbi.
Në kampionatin Evropian në Gjermani, simboli i shqiponjës që bëra ishte shkaktar që më përjashtuan. Askujt nuk i pengoi ajo shqiponjë, përpos serbëve.
Pra, jemi në një kohë kur të tregosh me krenari që je shqiptar, ti dënohesh. Andej ju bëj apel, që të mos keni frikë të tregoni se jeni shqiptarë. Të festoni lirshëm me shqiponjë nëse shënoni gol.
S’keni pse frikësoheni nga dënimi. UEFA nuk duhet të na dënojë kur tregojmë identitetin tonë. Armand Duka duhet t’i thotë UEFA-s që shqiponja nuk është vepër kriminale.
Mos harroni që fitoret në ndeshje të tilla kujtohen ndër vite e gjenerata. Lojtarët që shënojnë gol kundër Serbisë, nuk harrohen kurrë. Kush mund t’i harrojë golat e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit?”.