Igli Tare piketon Gjimshitin në mbrojtje për sezonin e ri

- Bota Sot

Igli Tare piketon Gjimshitin në mbrojtje për sezonin e ri

Milani është duke punuar intensivisht për të forcuar repartin e mbrojtjes në këtë merkato verore, dhe drejtori sportiv Igli Tare ka identifikuar disa objektiva të mundshëm.

Sipas mediave italiane, në listën e kuqezinjve janë katër emra, por ai që spikat më shumë është qendërmbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.

Lojtari i Atalantës ka përfunduar një sezon të jashtëzakonshëm, duke qenë një nga liderët e mbrojtjes së skuadrës bergamaske dhe duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e tyre në Europa League.

Me përvojën e tij në Serie A dhe nivelin e lartë të stabilitetit që ofron në prapavijë,

Gjimshiti shihet nga Milani si një zgjidhje ideale për të përforcuar mbrojtjen, sidomos në prag të një sezoni me objektiva të lartë në kampionat dhe në kompeticionet europiane.

Përveç tij, Milani është duke ndjekur me interes edhe Riccardo Calafiori nga Arssenali,  talenti i ri i Fiorentinës Lorenzo Comuzzo, si dhe Giovanni Leoni, që përflitet si një alternativë për të ardhmen, sipas raportimeve nga gazetari i njohur Carlo Pellegatti.

Gjimshiti mbetet në qendër të vëmendjes për shkak të përvojës së tij dhe faktit që ai tashmë është një mbrojtës me përvojë në elitën e futbollit italian.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për zhvillimet konkrete, ndërsa Milani kërkon të mbyllë sa më shpejt përforcimet në prapavijë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot