Një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë miqësoren Kosovë-Armeni!
Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen miqësore Kosovë-Armeni, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të premten e 6 qershorit.
Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Xhulio Mani dhe Marjus Qose asistenët e tij. Florian Lata do të jetë gjyqtari i katërt i takimit.
Miqësorja Kosovë-Armeni do të luhet të premten në orën 19:00 në Prishtinë.