Interi ka konfirmuar transferimin e Petar Suçiç me marrëveshje të përhershme nga Dinamo Zagreb.
Talenti kroat, Sučić, i është bashkuar Interit me transferim të përhershëm nga Dinamo Zagreb. 21-vjeçari përfundoi testet mjekësore me Nerazzurrët janarin e këtij viti.
Gjigantët e Serie A tashmë kanë konfirmuar blerjen e tij, që do të thotë se kroati do të jetë i disponueshëm për Kupën e Botës për Klube, e cila nis këtë muaj.
Shifrat pas transferimit të Sučić te Inter
Burime të shumta raportojnë se Suçiç është transferuar përfundimisht për 14 milionë euro, plus 2.5 milionë euro bonuse.
Mesfushori premtues ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2024-25.
Interi pritet të konfirmojë edhe një tjetër përforcim këtë muaj, Luis Henrique nga Olympique Marseille. Braziliani gjithashtu ka të ngjarë të paraqitet në Kupën e Botës për Klube për gjigantët e Serie A.
Në ndërkohë, Interi vazhdon të kërkojë një trajner të ri pas ndarjes me marrëveshje të përbashkët me Simone Inzaghin.
Objektivi kryesor është Cesc Fabregas, por Como nuk dëshiron të ndahet me spanjolliin.