Kylian Mbappe është i grumbulluar te Franca, në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve, atë ndaj Spanjës, e cila do të luhet nesër mbrëma. Gjatë seancës së fundit stërvitore të ekipit kombëtar francez, Kylian Mbappe pati një moment interesant që nuk kaloi pa u vënë re.
Sulmuesi i Real Madridit, i cili ndau sulmin me Rayan Cherki gjatë stërvitjes, nuk hezitoi të lavdëronte talentin e ri të Lyon me një frazë që tingëllonte më shumë se një shaka:
“Ke qenë spektakolar, duhet të nënshkruash për Madridin…”.
Edhe pse komenti u bë me një buzëqeshje, shumë njerëz në mjedisin e ekipit francez dhe te Real Madrid e kanë interpretuar atë si një ftesë të fshehur.
Siç raportohet nga “Defensa Central“, mesfushori sulmues i Lyon, i cili është gjithashtu në radarin e Manchester City, ka shprehur admirimin e tij për Real Madridin në disa raste më parë. Deri tani nuk ka ende ndonjë shenjë që të tregojë se francezi është në listën e merkatos verore të Real Madrid.
Gjithsesi, situata mund të ndryshojë më këmbënguljen e vazhdueshme të Mbappe, aq më tepër që Cherki, 21 vjeç, konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe nuk do ishte befasi nëse përfundon në Madrid.