Franko Mastantuono është lojtari që kërkohet me ngulm te Reali.
Madrilenët janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për argjentinasin, që ka edhe një vit kontratë të mbetur me River Plejt.
17-vjeçari raportohej pranë firmës me PSG-në, por në ditët e fundit ka ndryshuar gjithçka. Interesimi i trajnerit Alonso kanë bërë që gjërat të anojnë drejt transferimit në Madrid.
Kështu përfaqësues të spanjollëve kanë udhëtuar në Argjentinë. Synimi është që fantazisti të firmosë pasi të mbushë 18 vjeç.
Ndërkohë që foto e Mastantuono qarkullon me fanellën e Barçës, kur ishte më i vogël. Ky fakt sigurisht nuk mund t’i shpëtonte tifozëve të shumtë.