Është dënuar me 5 vite burgim, agjenti i Shërbimit Sekret Serb (BIA), Aleksander Vllajiq, i cili pranoi fajësinë për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa, për veprën penale “armëmbajtje pa leje” u dënua me 1000 euro gjobë.
Aktgjykimi dënues është shpallur pak kohë pasi Vllajiq është deklaruar fajtor në seancën e shqyrtimit fillestar që është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai do të qëndrojë në paraburgim derisa të bëhet i plotëfuqishëm aktgjykimi./RTK.