Ka mbetur edhe shumë pak, dhe idetë duhet të jenë të qarta.
Shqipëri-Serbi luhet këtë të shtunë, dhe trajneri Silvinjo padyshim e ka pak a shumë në mendje formacionin që do të nxjerrë në fushën e “Arenës Kombëtare” për të marrë fitoren, ose të paktën rezultat pozitiv.
Në portë nuk pritet të ketë befasi, pasi Strakosha mbetet zgjedhje e parë, ashtu siç ka qenë që nga finalet e Europianit.
Në mbrojtje ndoshta mund të vazhdohet me Balliun djathtas, ndonëse një mendimë është edhe për Elseid Hysajn.
Në qendër të prapavijës duken të sigurt Gjimshiti dhe Ismajli, ndërsa Kumbulla dhe Ajeti janë alternativa të sigurta.
Nga e majta nuk ka dyshime për Mario Mitajn, kampionin e Arabisë Saudite.
Në mesfushë, Silvinjo duhet të ndajë mendjen sesi do ta ndërtojë këtë repart.
Nuk diskutohen Ramadani dhe Asllani para mbrojtjes, por ose do të luhet me një krijues si Bajrami, ose me një lojtar luftarak si Laçi.
Ndërkaq, shqetësimi I vetëm I vërtetë ka të bëjë me sulmin, pasi Rej Manaj ka vazhduar të stërvitet I veçuar për shkak të një dëmtimi.
Kjo mund ta ndryshojë skemën, jo më me Brojën në krah në repartin ofensiv, por si qendërsulmues, duke pasur si mbështetje Asanin në të djathtë dhe Hoxhën në të majtë.