Pamja e Emiliano Martinez që u përshëndet në lot me tifozët në ndeshjen e fundit, ka ndezur shumë spekulime për të ardhmen e portierit.
Ndërsa oferta konkrete për Martinezin nuk është paraqitur ende, interesimi nga klube të mëdha si Mançester Junajtid nuk mungon.
Kontrata e tij me Aston Vilën është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe për këtë arsye klubi kërkon një shumë të lartë për të lejuar largimin e tij.
Megjithatë, mediat angleze zbulojnë një prapaskenë ku gjashtë muaj më parë, Mançester Junajtid kishte kontaktuar Martinezin dhe kishte diskutuar për një transferim të mundshëm, por u vendosu të mbante në portë Andre Onanan.
Megjithatë, performanca e portierit kamerunas ka qenë e dobët dhe pritet që Junajtid të përpiqet të gjejë një tjetër alternativë, me Martinezin si kandidat kryesor për të zëvendësuar.