Turbulenca gjatë fluturimit të Ryanair në Gjermani - 9 të lënduar

- Bota Sot

Turbulenca gjatë fluturimit të Ryanair në Gjermani - 9 të lënduar

Nëntë persona u lënduan pasi një stuhi shkaktoi turbulenca të dhunshme në një fluturim të kompanisë ajrore Ryanair në Gjermani të mërkurën vonë.

Stuhia në Gjermaninë jugore shkaktoi turbulenca të forta në një fluturim të Ryanair dhe lëndoi nëntë persona në bordin e avionit me 179 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Turbulencat e forta e detyruan aeroplanin e linjës Berlin-Milano, të aterrojë në aeroportin Memmingen - Gjermani. Tre nga të lënduarit janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Stuhia dëmtoi gjithashtu disa shtëpi rreth qytetit jugperëndimor të Ulm, raporton Kp.



Lexoni të gjitha në Bota Sot