Sonte rikthehen emocionet e kualifikimeve në Kupën e Botës 2026

- Bota Sot

Sonte rikthehen emocionet e kualifikimeve në Kupën e Botës 2026

Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Duele mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në orën 20:45.

12 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për fitoren, teksa në fushë zbresin skuadra si Italia, Kroacia, Belgjika, Mali i Zi apo Çekia. Të gjitha ndeshjet do të luhen paralelisht në orën 20:45.

Çekia pret në shtëpi Malin e Zi, ndërsa Estonia sfidohet me Izraelin. Italia luan në transfertë ndaj Norvegjisë, ndërsa po në transfertë do të luajë edhe Belgjika kundër Maqedonisë së Veriut. Interesante janë edhe përballjet Gjibraltar – Kroaci dhe Ëells – Lihtenshtenj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot