Luis Diaz ka thyer heshtjen për të ardhmen e tij te Liverpuli, pasi “Reds”-at thuhet se kanë refuzuar një ofertë nga Barcelona. E ardhmja e anësorit është e pasigurt, ndërsa ai hyn në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij. “Mail Sport” njofton se ai do të diskutojë situatën me drejtuesit e klubit.
Diaz ka pasur një kohë të suksesshme në “Anfield” që kur u bashkua nga Porto në mes të sezonit 2021- ‘22, duke fituar pesë trofe dhe duke shënuar 41 gola. Liverpuli hodhi poshtë një ofertë nga Barça dhe duket se anglezët janë të lumtur ta lejojnë atë të përfundojë kontratën e tij dhe të largohet si lojtar i lirë, raporton “The Athletic”.
Diaz, duke folur për ndeshjen ndërkombëtare me Kolumbinë, nuk zbuloi shumë për të ardhmen e tij në asnjërën prej këtyre aspekteve.
“Jam shumë i lumtur te Liverpuli”, tha ai. – “Ata më kanë trajtuar mirë që nga dita e parë. Po flasim me klube të tjera. Është afati i transferimeve dhe është normale. Nëse Liverpuli më rinovon kontratën, ose nëse duhet të qëndroj dy vitet që më kanë mbetur, do të jem i lumtur. Varet prej tyre. Barcelona është sigurisht një klub joshës për lojtarët e Amerikës së Jugut dhe mjafton të shikosh 15 vitet e fundit për të parë disa emra të mëdhenj që kanë lënë Liverpulin për ta si Luis Suarez, Philippe Coutinho dhe Xavier Mascherano”, tha ai.
Diaz raportohet gjithashtu se do të jetë objektivi kryesor i klubit të Arabisë Saudite, Al-Nassr, të cilët duket se janë në kërkim të një zëvendësuesi të Cristiano Ronaldos. Liverpuli është i hapur për ta shitur 28- vjeçarin me kusht që çmimi të jetë i drejtë dhe ata të mund të gjejnë një zëvendësim të përshtatshëm.
Diaz luajti shumë mirë këtë sezon dhe pati një ndikim të madh, duke shënuar 17 gola e duke dhënë tetë asiste në 50 paraqitje, ndërsa Liverpuli fitoi “Premier League”.
Duke folur për “Telemundo” muajin e kaluar, Diaz këmbënguli se ishte i lumtur në “Anfield” dhe i qetë për situatën e tij kontraktuale.
“Po, i lumtur. Që nga dita e parë që kam shkuar, kam qenë gjithmonë i lumtur, i qetë, duke shijuar futbollin e luajtur në këtë ekip të shkëlqyer. Do të flasim për rinovimin.
Për mua, do të qëndroja sado vite të duhen, varet edhe nga klubi, gjithçka. Këto janë detaje që do të zgjidhen veçmas. Jam i lumtur dhe po e shijoj Premier League”, deklaronte Diaz.