Steven Gerrard tregon dallimin e tij me Frank Lampard

- Bota Sot

Steven Gerrard tregon dallimin e tij me Frank Lampard

Steven Gerrard foli me sinqeritet për karrierën e tij me Anglinë dhe tregoi pse dështoi ‘Gjenerata e Artë’.

Gerrard ishte pjesë e ‘Gjeneratës së Artë’ të Anglisë, që përfshinte yje si Wayne Rooney, Paul Scholes dhe David Beckham.

Për të mos përmendur mesfushorin e Chelsea, Frank Lampard, që luajti krah për krah me Gerrard dhe Scholes gjatë karrierës së tij me Kombëtare.

Pavarësisht emrave të mëdhenj që kishte Anglia, ata nuk arritën të fitonin asnjë trofe të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Ata dështuan në Kampionatet Evropiane dhe në Kupat e Botës.

Duke folur me Gary Lineker dhe Jermaine Jenas për BBC Sounds, Gerrard tregoi për karrierën e tij me Anglinë dhe shpjegoi pse ‘Gjenerata e Artë’ nuk fitoi trofe.

Jenas kujtoi një ndeshje miqësore kundër Argjentinës, që Anglia e fitoi 3-2.

Të dy, Gerrard dhe Lampard, luajtën në atë ndeshje, me legjendën e Liverpool-it që u vendos si mbrojtës i djathtë gjatë takimit në Gjenevë.

Jenas, që ishte pjesë e ekipit për atë ndeshje, krahasoi Gerrard me Lampard, duke thënë se mesfushori nga Liverpool-i ishte më ‘dinamik’ se shoku i tij, gjë që bëri që të zhvendosej shpesh në pozicione të ndryshme.

Gerrard u pajtua me mendimin e Jenas dhe përmendi ‘gjithëanshmërinë’ e tij para se të sugjeronte se Anglia kishte nevojë për një ‘trajner që ishte më i madh se të gjithë lojtarët’ për të pasur sukses.

Ai shpjegoi: “Duke parë pas, na duhej një trajner që ishte më i madh se të gjithë ata lojtarë individualë. Kishte trajnerë në dispozicion në atë kohë, për shembull Rafa Benitez, por ndoshta ai nuk donte të ishte trajner i kombëtares atëherë”.

“Kur shoh trajnerët sot që janë më të mëdhenj se ekipi; Klopp, Mourinho dhe Guardiola. Mendoj se dikush si ata, që ishte mbi gjeneratën e artë dhe ishte i gatshëm të merrte vendime të vështira, do të kishte nxjerrë më shumë nga ajo grup lojtarësh, sipas mendimit tim.”

Gerrard, që grumbulloi 114 ndeshje me Anglinë gjatë karrierës së tij, shtoi: “Kur e shoh mbrapsht kohën time me Anglinë, kam shumë keqardhje. E shoh foton e atij ekipi dhe kemi pasur disa grupe fantastike lojtarësh ndër vite. Kemi qenë afër disa herë, por nuk mund të shmangim faktin se kemi dështuar.” 



Lexoni të gjitha në Bota Sot