Ancelotti debuton me barazim te Brazili, Argjentina merr fitoren e radhës

- Bota Sot

Ancelotti debuton me barazim te Brazili, Argjentina merr fitoren e radhës

Janë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjet e javës së 15-të të kualifikueseve të Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Jugut. Argjentina fiton në transfertë përballë Kilit dhe siguron një biletë në fazën finale të Kupës së Botës, ndërsa Brazili nuk shkëlqen në ndeshjen e parë nën drejtimin e Ancelottit.

Shumë hije dhe vetëm pak dritë në debutimin e Carlo Ancelottit si trajner i Brazilit. Në kualifikueset e Kupës së Botës, “Selecao” barazoi 0-0 në Guayaquil kundër Ekuadorit.

Brazili vuajti për një kohë të gjatë nga agresiviteti i kundërshtarëve të tyre, duke treguar një manovër jo shumë fluide dhe duke krijuar pak raste, me Viniciusin që mundohej të ndryshonte situatën.

Nga ana tjetër, skuadra e Alisson pati disa momente të rrezikshme, veçanërisht në pjesën e parë dhe në fund të takimit, ku iu afrua golit të avantazhit.

Paraguai mposhti Uruguain 2-0 me golat e Galarzas dhe Enciso, ndërsa Argjentina fitoi 1-0 në transfertë përballë Kilit falë golit të shënuar nga Alvarez në pjesën e parë.

Kur janë zhvilluar 15 ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës Latine, Argjentina (tashmë e kualifikuar) kryeson grupin me 34 pikë, e ndjekur nga Ekuadori dhe Paraguai me 24 pikë.

Brazili qëndron në vendin e katërt me 22 pikë. 6 skuadrat e para në renditje kualifikohen direkt në Botëror.



Lexoni të gjitha në Bota Sot