Spalletti: Një ditë Acerbi do të më shpjegohet

- Bota Sot

Spalletti: Një ditë Acerbi do të më shpjegohet

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur për “Sky Sport” në prag të sfidës vendimtare ndaj Norvegjisë, ndeshje kyçe për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Ai ka komentuar mungesat, përzgjedhjet taktike dhe çështjen e nxehtë me Francesco Acerbin, duke dhënë mesazhe të qarta.

Mungesat dhe atmosfera para ndeshjes – “Jemi të gjithë këtu, të lumtur që do të luajmë një ndeshje të këtij niveli. Ka gjithmonë një balancë mes tensionit mendor dhe bukurisë së kësaj sfide unike”.

Mungesa e Kean dhe zgjedhjet – “Kishim tre lojtarë për atë rol, një duhej të qëndronte jashtë. Tani nuk do kem nevojë të lë askënd në tribunë. Janë 21 lojtarë, plus portierët. 16 do të luajnë, më pas kemi një ndeshje tjetër brenda pak ditësh. Të gjithë do të jenë të përfshirë. Shpesh, më të mirët vendosin ndeshjet në fund”.

Stili i lojës dhe kontrolli i ndeshjes – “Për të komanduar lojën duhet cilësia e mesfushorëve. Ata e prekin më shumë topin dhe dinë të pozicionohen mirë për të pasur posedim. Në ‘Nations League’ kemi bërë gjëra të mira, do përpiqemi t’i rikthejmë”.

Dilemat në mbrojtje dhe vlerësimi për Rugani – “E kam vendosur tashmë. Mund të luajë Bastoni, Coppola apo Rugani. E kam parë me vëmendje maksimale, Rugani erdhi menjëherë këtu. Farioli më ka folur shumë mirë për të dhe më tregoi që rikthimi në kombëtare ishte ëndrra e tij”.

Përplasje me Acerbin dhe ‘like’ e Mancinit – “Një ditë Acerbi do të më shpjegojë ku i kam munguar me respekt. Atëherë do t’i them mendimin tim për respektin dhe çfarë i ka bërë ai kombëtares. Për Mancinin?

Mendoj se i kanë vjedhur telefonin, dikush tjetër po i bën ‘like’ për ta nxjerrë keq. Ndodh, telefonat ‘hackohen’, besoj se ka ndodhur kjo”.

Norvegjia, ndeshja më e rëndësishme – “Po, është ndeshja që na çon në Botëror. Do ta luajmë me të gjitha cilësitë tona”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot