Klubi i Atalantës i ka dhënë lamtumirën Xhanpiero Gasperinit pas shumë vitesh dhe tashmë bëhet gati për një cikël të ri. Një cikël ku trajneri i emëruar ka çuditur jo pak opinionin sportiv në Itali.
Klubi bergamask ka rritur akordin me Ivan Juriç, një trajner i cili vlerësohet si një nga “nxënësit” e Gasperinit dhe ndjek stilin e tij të lojës.
Por zgjedhja e Juriç pas një sezoni të tmerrshëm të këtij të fundit, ka bërë që të lindin shumë pikëpyetje mbi vazhdimësinë e projekti të Atalantës.
Juriç u emërua te Roma në gjysmën e shtatorit, por u largua në nëntor pas 12 ndeshjesh, duke e lënë skuadrën në pozita shumë të këqija në klasifikim. Pasardhësi i tij u bë Klaudio Ranieri i cili me të njëjtët lojtarë, arriti rezultate mbresëlënëse duke e kthyer përsëri ekipin në pretendent për zonën Champions deri në javën e fundit të kampionatit.
Më pas, Juriç firmosi në dhjetor në Premier Ligë, ku u emërua në stolin e Sauthempton.
Aty ai bëri edhe më keq në klubin anglez, duke u larguar në prill, pasi kishte mbyllur hesapet me elitën, duke sigluar rënien nga kategoria të klubit. Kësisoj, për të gjithë zgjedhja e Juriç nga Atalanta që luan në Ligën e Kampioneve, është interpretuar si një hap i madh mbrapa i klubit bergamask.