Gjendet një pako e dyshimtë në Gjermani, 12 të lënduar

- Bota Sot

Gjendet një pako e dyshimtë në Gjermani, 12 të lënduar

Të paktën 12 persona u lënduan pasi një pluhur i bardhë u gjet në një paketë të dyshimtë në qendrën e shpërndarjes së kompanisë logjistike gjermane DHL.

Shërbimet e urgjencës ndërhynë sot në magazinë në Langenzenn, në Burggrafenhof, pasi disa punëtorë u ankuan për probleme shëndetësore.

Policia konfirmoi për mediat lokale se ishte një incident me materiale të rrezikshme dhe se në vendngjarje u dërguan njëqind shërbime emergjente.

Disa punonjës të qendrës postare dyshohet se kanë rënë në kontakt me pluhurin e bardhë që ndodhej në pjesën e jashtme të paketimit, duke shkaktuar irritim.

Zjarrfikësit lokalë ngritën menjëherë një stacion dekontaminimi në vendngjarje. Shtatë punonjës u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa të tjerët u trajtuan në vendngjarje, tha policia për mediat lokale, raporton KosovaPress.

Shërbimet e urgjencës po përpiqen të kontaktojnë dërguesin e paketës. Një numër i madh shërbimesh emergjente, duke përfshirë ekipe të materialeve të rrezikshme dhe një helikopter shpëtimi, janë ende në vendngjarje. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot