Në kuadër të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, janë parashikuar kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor në disa akse kryesore të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë (në bulevardin “Gjergj Fishta”) deri në stadiumin “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, do të ketë kufizime të pjesshme në këto orare:
Ditën e nesërme, në orën 18:45, për zhvillimin e ndeshjes.
Kufizimet do të jenë të përkohshme, me një kohëzgjatje deri në 25 minuta, vetëm në momentin e lëvizjes së eskortës së ekipit.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe shmangien e çdo incidenti. Apelohet për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, si dhe për respektim të udhëzimeve të forcave të rendit në terren.
“Çdo sjellje që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet me tolerancë zero dhe në përputhje me ligjin”, thote policia.