Serbët zbarkojnë në aeroportin shqiptar

- Bota Sot

Serbët zbarkojnë në aeroportin shqiptar

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”.

Futbollistët e Serbisë kanë zbarkuar në “Rinas”, teksa do të nisen menjëherë drejt hotelit ku do të akomodohen.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar qytetarët për masat e marra, deri në akomodimin e kombëtares serbe në hotel.

Sipas njoftimit të Policisë, ditën e sotme do të ketë kufizime përreth zonës së hotelit, teksa diçka e tillë do të ndodhë edhe nesër.

Kujtojmë se Shqipëria dhe Serbia do të përballen të shtunën e 7 qershorit në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot