Dinamo vazhdon stërvitjen, dy mungesa të rëndësishme për blutë!
Trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij këto ditë kanë pasur në dispozicion gjithë grupin e lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar me Dinamon.
Përjashtim bëjnë Naser Aliji dhe Baton Zabërgja, të cilët janë grumbulluar përkatësisht me kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës.
Skuadra do të stërvitet në Arbanë dhe më pas në javën e ardhshme do të zhvendoset drejt Ohrit për të vazhduar fazën përgatitore në kushte optimale.