BE i jep fund koncesioneve tregtare për Ukrainën

- Bota Sot

BE i jep fund koncesioneve tregtare për Ukrainën

Bashkimi Evropian i ka dhene fund koncesioneve tregtare për Ukrainën – një sistem përjashtimesh tarifore të futura menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në vitin 2022.

Sipas Komisionit Evropian, marrëveshjet kalimtare hynë në fuqi dje në mesnatë (22:00) dhe do të mbeten në fuqi derisa të negociohet një marrëveshje e re tregtare.

Ndryshimi do të thotë që mallrat ukrainase tani i nënshtrohen sërish kuotave tarifore – sipas një marrëveshjeje paraprake të vitit 2016.

Në qershor 2022, BE hoqi tarifat doganore për importet ukrainase në një përpjekje për të mbështetur ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta.

Masat u zgjatën vitin e kaluar, por përfshinin kufizime më të rrepta për disa importe bujqësore si gruri, misri, vezët dhe shpendët.

Përjashtimet e tarifave kanë shkaktuar protesta nga fermerët në disa shtete anëtare të BE-së, veçanërisht në lindje, të cilët argumentuan se importet e lira ukrainase po i nënvlerësonin tregjet lokale.

Ka patur gjithashtu zëra në Francë që kërkonin rregulla më të rrepta doganore.

Sipas diplomatëve të BE-së, interesat kombëtare bujqësore luajtën një rol në diskutimin mbi përfundimin e afatit të koncesioneve tregtare.

Nga sot deri në fund të vitit 2025, Ukrainës do t’i lejohet të eksportojë vetëm deri në shtatë të dymbëdhjetat e kuotave vjetore të përcaktuara sipas marrëveshjes së mëparshme.

Komisioni Evropian tha se po punonte me shpejtësi për një marrëveshje të re që do të adresonte edhe shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së dhe fermerëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot