Befasi, Shakohoxha thotë se djali i Vuçiqit do të jetë i pranishëm në stadiumin në Tiranë

- Bota Sot

Befasi, Shakohoxha thotë se djali i Vuçiqit do të jetë i pranishëm në stadiumin në Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë nesër do të luajë ndeshjen e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës për vitin 2026. 

“Kuqezinjtë” do të luajnë ndaj Serbisë, në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, me ndeshjen që nis nga ora 20:45. 

E, në këtë ndeshje, komentatori i njohur i futbollit, Dritan Shakohoxha, thotë se do të jetë i pranishëm edhe djali i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

“Mesa di unë, do vijë edhe djali i Vuçiq këtu në Tiranë, sepse ai është menaxher futbolli.

Vuçiq është shumë i lidhur me futbollin, ata e kanë përdorur futbollin dhe grupet e huliganëve për politikë, për fushata elektorale. I kanë përdorur për gjenocide, për Kosovë, për Bosnjë e kudo që ata kanë pasur probleme – kanë përdorur këto grupe të tifozërisë”, ka thënë Shakohoxha .



Lexoni të gjitha në Bota Sot