Mesfushori i kombëtares italiane, Sandro Tonali, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një kalim te Juventusi, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj Njukasëllit.G
jatë një interviste për “Sky Sport”, nga grumbullimi në Koverçano, Tonali u shpreh: “Jam i lumtur aty ku jam tani.
Kam gjetur njerëz që më duan dhe që i dua, nuk dua ta prish këtë ekuilibër”.
Deklarata e tij vjen mes spekulimeve për një rikthim në Serinë A, por vetë lojtari ka bërë të qartë se e ardhmja e tij për momentin është në Premier Ligë.
Kështu, Juventusi duhet të bëjë plane të tjera për të gjetur një mesfushor të ri si objektiv në merkato edhe pse alternativat nuk mungojnë.