Policia dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur menjëherë raportimit se një veturë “ka marrë flakë” në Marinën Polesana në Pulë të Kroacisë, ndaj policia ka mbërritur në vendngjarje me tre automjete dhe shtatë zjarrfikës.
Informacioni në fakt ishte vetëm pjesërisht i saktë, sepse në vendngjarje ka ndodhur një incident ku janë përfshirë dy automjete, dhe njëra prej tyre ka shmangur rënien në det, raportojnë mediat kroate.
Drejtuesi i njërit automjet ka shtyrë një mjet tjetër, i cili fatmirësisht ka shmangur rënien në det.
Natasha Rogiq nga Departamenti i Policisë së Istrisë tha se policia ka vepruar sipas raportit.
“Ata konstatuan se nuk ka pasur zjarr, por sjellje të paligjshme dhe prishje të rendit publik nga një 41-vjeçar i cili për shkak të gjendjes së tij është transportuar në spitalin e Pulës”, tha Rogiq.
Përplasja ka ndodhur mes një furgoni dhe një pick-up. Fillimisht kanë mbërritur gjashtë zjarrfikëse me dy automjete dhe më pas ka mbërritur një automjet i tretë, i cili është thirrur për të nxjerrë veturën, tha komandanti i zjarrfikësve të Pula, Ivica Rojniq.
Policia konfirmoi se kundër autorit do të ngrihet një kallëzim për prishje të rendit publik.