Roma e emëron zyrtarisht Gasperinin si trajnerin e ri të skuadrës

- Bota Sot

Roma e emëron zyrtarisht Gasperinin si trajnerin e ri të skuadrës

Roma e ka zyrtarizuar të premten Gian Piero Gasperinin si trajner të ri të skuadrës. 

Gasperini, shkruajnë mediumet italiane, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028, ndërsa do të punojë bashkë me këshilltarin, Claudio Ranieri. 

Ranieri e udhëhoqi me plot sukses Romën në edicionin që e lamë pas. 

“Karriera e Gasperinit është definuar nga taktikat e tij kreative, dedikimi në punë të madhe dhe zhvillimi i jashtëzakonshëm i lojtarëve.

Pronarët dhe Claudio Ranieri besojnë se Gasperini është njeriu i duhur për këtë mision”, ka shkruar Roma të premten. 

Gasperini i kaloi nëntë vjet tek Atalanta si trajner, ndërsa e fitoi Ligën e Evropës. Arriti deri në finale të Kupës së Italisë, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe e siguroi garën elitare për klube në Evropë pesë herë në shtatë sezone. 

Ranieri ka luajtur rol të madh në zyrtarizimin e Gasperinit. 

Tekniku 73-vjeçar me Romën e përfundoi sezonin në vendin e pestë me 69 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot