Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka përzgjedhur 11-shen që do të futet sonte nga fillimi, në ndeshjen ndaj Armenisë.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të miqësoreve, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.
Selektori i kombëtares dardane ka vendosur për 11 lojtarët që do t’ia mësyjnë fushës.
Në portë do të jetë Amir Saipi, teksa në vijen e mbrojtjes do të jenë Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi e Leart Paqarada.
Mesfusha do të përbëhet nga Muharrem Jashari, Vesel Demaku dhe Elvis Rexhbeçaj.
Në vijën e sulmit do të luajnë Ermal Krasniqi, Fisnik Asllani dhe Baton Zabërgja.