Dragan Stojkoviq e nis konferencën në gjuhën shqipe, ja çka thotë

- Bota Sot

Dragan Stojkoviq e nis konferencën në gjuhën shqipe, ja çka thotë

Serbia e ka mbajtur konferenën e fundit në Tiranë, para ndeshjes me Shqipërinë, aty ku kanë folur selektori i kombëtares, Dragan Stojkoviq dhe futbollisti, Aleksandar Mitroviq.

Selektori serb e nisi konferencën për shtyp në gjuhën shqipe, duke iu drejtuar gazetarëve me “Mirëdita”, e pastaj i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Kurbanit.

Më pas, ai ka folur për ndeshjen e nesërme, ku ka thënë se Shqipëria ka në radhët e saj disa lojtarë kualitativë, duke i përmendur edhe me emra, ndër ta edhe një nga Kosova.

“Shqipëria ka lojtarë të mirë si Broja, Hoxha, Manaj, ka trajner të mirë, Sylvinhon.

Me meritë kanë luajtur në Europian. I kemi shikuar 5 ndeshjet e fundit të Shqipërise. Ka lojtarë kualitativ, si Strakosha, Gjimshiti.

Do të jetë e vështirë dhe këtë e dijnë futbollistët”, tha ai fillimisht.

“Barazim? Ne kemi ardh në Tiranë me fitu dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar. Por nuk mund ta fitojmë ndeshjen pa luajtue shumë, shumë mirë”, shtoi Sojkoviq.

Në fund, ai e mbylli fjalën e tij, prapë në gjuhën shqipe, duke iu drejtuar gazetarëve me “Faleminderit”.

Në anën tjetër, futbollisti Mitrovic ka thënë se ka qenë pjesë e Serbisë në ndeshjen në Beograd, duke thënë se ka kaluar më mirë në Elbasan sesa atje.

“Kanë kaluar 9 vjet nga ajo ndeshje në Beograd. Kam mendime të mira nga ndeshja e dytë (në Elbasan), jo e para”, tha ai.

“Po e pres një lojë të vështirë, ndaj një ekipi me lojtarë të mirë, me organizim të mirë, pres atmosferë të mirë në një stadium të mbushur. Qellim e kemi t’i fitojmë 3 pikë në Tiranë”, e mbylli ai.

Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot