Selektori i Shqipërisë iu kundërpërgjigjet serbëve: Ne kemi Brojën, Manajn e Uzunin

- Bota Sot

Selektori i Shqipërisë iu kundërpërgjigjet serbëve: Ne kemi Brojën, Manajn e Uzunin

Selektori i Shqipërisë, Silvinjo ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së nesërme kundër Serbisë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ai do tju përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve.

” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është një skuadër e fortë.

Por edhe ne kemi lojtarë të fortë, Brojën, Manaj, Uzunin, Nedim Bajramin për të cilët jam shumë krenar, presim një ndeshje shumë të bukur.

Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër.

Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata“, deklaroi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot