Sulmuesi i Serbisë, Aleksandër Mitroviq doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Shqipërisë në orën 20:45.
Ai doli krah trajnerit të tij dhe u shpreh se çdo herë duhet të luajnë për fitore.
“Me respekt të madh, çdo kundërshtar, Argjentina, Andorra, çdo herë duhet të luajmë për fitore.
Pastaj çfarë mund të ndodhë gjatë ndeshjes është pyetja tjetër, a jemi apo jo të kënaqur me rezultatin.
Jam çdo herë i përgatitur, kur e kam petkun e kombëtares kam edhe inspirime të tjera për kombin tim.
Çdo herë dëshiroj të jap maksimumin, për shtetin dhe për veten si lojtar. Nesër një ndeshje shumë serioze për ne.
Fokusi ynë është fusha dhe fitorja jonë, që të kualifikohemi. Do të jetë perfekt nëse fitojmë. Fokusi im është që të jem në ekip, të përgatitem për çfarë thotë trajneri.
Fokusi ynë është të fitojmë 3 pikë. Kemi thënë që Shqipëria ka ekip, trajner të mirë, ekip serioz. E kemi analizuar.
Duhet me qenë në nivel të lartë për ndeshjen nesër. Më e mira të fitojmë 3 pikë, kaq“, deklaroi ai.