Rafael Leao ka thënë “po” për kalimin e mundshëm te Bayern.
Klubi bavarez ka rreth dy javë që po ndjek disa pista për rolin e sulmuesit të majtë, pas refuzimit që mori nga Florian Wirtz. “Do të doja të rritem te një klub që luan në Champions League”, mësohet se është shprehur Leao.
Problemi që ka hasur Bayern për portugezin është shifra e transferimit.
Milani do të kërkonte 100 mln euro për sulmuesin anësor, i cili nuk dallohet për paraqitje konstante, por është një nga profilet më premtuese në Europë.
Igli Tare dhe trajneri Allegri besojnë te Leao. Ata duan ta kenë në qendër të projektit të ri te Milani, por mund të tundohen vetëm nëse Bayern pranon shifrën 100 mln euro.