Kapiteni Gjimshiti: Mesazhi për shqiptarët kuptohet nesër në fushë

- Bota Sot

Kapiteni Gjimshiti: Mesazhi për shqiptarët kuptohet nesër në fushë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, sot dha mesazhe domethënëse në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë.

“Ka disa gjëra emocionale që mund të ndjekin disa lojtarë, por duhet të fokusohemi tek ana sportive. Duhet të vendosim fokusin te vetja jonë. Nesër duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe tri pikët e fitores”.

“Mesazhi që mund të japim është paraqitja në fushë. Të japim gjithçka në fushë. Edhe tifozët do duartrokasin çfarëdo të ndodhë. Kemi pasur shumë kohë ta studiojmë kundërshtarin dhe jemi të përgatitur”.

“Samardziçin e kam në stërvitje çdo ditë.

Nuk do e tregoj këtu çfarë kemi folur. I gjithë ekipi i Serbisë ka shumë lojtarë të fortë. Duhet të përqendrohemi tek i gjithë ekipi nesër, jo te lojtarë tek e tek”, tha kapiteni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot