Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës

- Bota Sot

Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës

Prishtina sonte do të jetë nën emocione sportive, teksa qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin së bashku ndeshjen Shqipëri – Serbi në një atmosferë të veçantë dhe festive në shesh.

Nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë për Sport, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të vendoset një ekran i madh, ku qytetarët mund ta ndjekin drejtpërdrejt përballjen e shumëpritur të Kombëtares shqiptare.

“Atmosferë, emocion dhe shumë dashuri për Shqipërinë! Hajde me shokë, familje, me krenari e flamur – sepse s’jemi veç tifozë, jemi zemra e Shqiptarisë!”, thuhet në ftesën e bërë nga drejtori për Sport, Kushtrim Mushica.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot