Nuk ia doli as Italia apo Portugalia në 43 vite

- Bota Sot

Nuk ia doli as Italia apo Portugalia në 43 vite

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Serbinë prej orës 20:45. Kjo ndeshje vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

Për Shqipërinë është raundi i tretë në grup, pasi më parë ka luajtur më Anglinë dhe Andorrën.

Në anën tjetër Serbia e ka ndeshjen hapëse në këto kualifikuese.

Përfaqësuesja rivale regjistron një statistikë interesante prej 43 vitesh.

Serbia nuk ka humbur asnjëherë gjatë kësaj kohe, ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Europianit apo Botërorit.

Është radha e kuqezinjve, për të thyer Serbinë, pasi janë ndalur edhe skuadra si të Italisë dhe Portugalisë.

Vlen për t’u theksuar se Serbia ka luajtur deri 20 vite më parë si përfaqësuesja ish jugosllave.

Të gjithë sytë do të jenë në stadiumin “Air Albania”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot