I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Marco Materazzi foli për Interin dhe largimin e Simone Inzaghit, i cili ka vendosur të lërë pankinën zikaltër dhe shkojë në Arabinë Saudite:
“Nuk futem në meritat e zgjedhjeve, por them dy gjëra.
E para është se duhet falënderuar Simone për atë që ka bërë në katër vite, për titullin e dytë historik me yllin e dytë dhe mënyrën si e ka bërë Interin të luajë.
Është gjithashtu e vërtetë që mund të kishte bërë më shumë. Kemi shpërdoruar dy tituj (scudetto) me skuadrën më të fortë të kampionatit, që kishim”.
Për finalen e humbur në Mynih (Champions League): “Kam qëndruar ulur deri në fund për të nderuar lojtarët dhe të gjithë ata që bënë të mundur arritjen e finales së dytë në dy vite. Ishte minimumi i respektit, nuk do të largohesha kurrë”.
Tani vjen Kupa e Botës për Klube: “Ishte pikërisht ajo që i duhej skuadrës, mund ta shlyejë menjëherë këtë zhgënjim. Mendoj për lojtarët e pankinës dhe ata që kanë luajtur më pak me Inzaghin.
Për ta do të jetë një rast për të marrë hak dhe treguar vlerën e tyre”.
Emri i parë? Davide Frattesi: “Chivu mund ta nxjerrë në pah. Ka 8-10 gola në këmbë.
Na çoi në finalen e Champions-it duke shënuar ndaj Bayernit dhe Barcelonës. Gjeni një tjetër si ai. Për të fituar mjaftojnë një apo dy afrime të sakta”.