Sonte luhet historia në Tiranë, ku kombëtarja shqiptare ka përballë Serbinë.
Kjo ndeshje ka patur kërkesat më të mëdha për bileta në historinë e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Tiranë.
Kjo për faktin se luhet ndaj Serbisë, e cila jo vetëm mbetet pretende për vendin e dytë në grup, sikurse edhe Shqipëria e cila synon këtë rënditje, por edhe për arësyen se ndeshja në Beograd me 14 tetor 2014 u kthye në arenë boksi prej lojtarëve serbë e ku huliganët e Serbisë shpërthyen me mjete goditëse ndaj lojtarëve të Shqipërisë.
Deri tani ka 297 mijë kërkesa për bileta nga 22 mijë vende që ka stadiumi ynë.
Për sigurinë në stadium e jashtë tij janë angazhuar 2500 forca policore. Të dy trajnerët kanë deklaruar për median se duan fitore.