Interi zyrtarizon blerjen e Luis Henrique

- Bota Sot

Interi zyrtarizon blerjen e Luis Henrique

Luis Henrique është lojtar i ri i Interit. Klubi zikaltër ka njoftuar zyrtarisht blerjen përfundimtare të sulmuesit anësor nga Olympique Marseille. I pajisur me shpejtësi të madhe, teknikë dhe aftësi në driblim, braziliani mund të luajë në disa pozicione, si anësor klasik apo si mbrojtës i avancuar, në të dyja krahët, djathtas dhe majtas.

Një përforcim i vlefshëm për skemën e Cristian Chivu, i cili do të mund të mbështetet tek aftësia taktike dhe shpërthimi i tij për të përforcuar krahët. Menjëherë në dispozicion për Kupën e Botës për Klube, braziliani ka firmosur kontratë deri në vitin 2030, me pagë neto prej 2.5 milionë euro në sezon.

Pasi ka zyrtarizuar afrimet e Sucic dhe Luis Henrique, ky i fundit i ardhur nga Olympique Marseille për 23 milionë euro, plus 2 milionë në formë bonusesh, në shtëpinë e Interit pritet që të hënën Ausilio dhe Marotta të shpallin trajnerin e ri, ndërkohë që vazhdojnë punën për të forcuar skuadrën.

Sa i përket sulmit, objektivat kryesorë mbeten Hojlund dhe Bonny, ndërsa për mbrojtjen vazhdon të studiohet pista Leoni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot