Musliu: Të gjithë ishim në krye të detyrës kundër yjeve të Belgjikës

- Bota Sot

Musliu: Të gjithë ishim në krye të detyrës kundër yjeve të Belgjikës

Mbrojtësi i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu, nuk e fshehu kënaqësinë e tij pas ndeshjes së shkëlqyeshme kundër Belgjikës, ku barazuan me rezultat 1:1. 

Musliu thotë se mbrojtja ishte në krye të detyrës së saj, treguan cilësi dhe meritonim më shumë se vetëm një gol të shënuar.

"E dinim se me çfarë cilësie do të përballeshim dhe me çfarë rivali po luanim, e dimë sa yje ka Belgjika dhe ku luajnë lojtarët.

Por mendojmë se bëmë një punë të mirë në mbrojtje, dhe e gjithë skuadra. Ishim të gjithë të shkëlqyeshëm, dhe portieri Dimitrievski gjithashtu reagoi disa herë.

Rezultati është real, dhe nga ajo që treguam në pjesën e dytë, mund të kishim merituar më shumë. Nuk mund të komentoj për gjyqtarët, nuk i kam parë situatat, por këta janë gjyqtarë që arbitrojnë në Premier League.

Edhe nëse bëjnë ndonjë gabim, ndodh, por ne po ecim përpara dhe me mendje jemi te Kazakistani", tha Musliu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot