FSHF publikon rregullat para ndeshjes Shqipëri-Serbi

- Bota Sot

FSHF publikon rregullat para ndeshjes Shqipëri-Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar disa rregulla që tifozët duhet të kenë parasysh gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026

Sipas njoftimit, çdo person që hyn në stadium duhet të jetë i pajisur me një mjet identifikimi, ndërsa të gjithë do t’i nënshtrohen kontrolleve fizike nga stjuardët. Ndalohet rreptësisht kalimi i barrierave dhe çdo tentativë për të shmangur pikat e kontrollit.

Gjithashtu, FSHF rikujton se mbajtja e armëve të zjarrit apo të ftohta, parrullat me përmbajtje urrejtjeje, biletat false, si dhe futja në fushë, konsiderohen vepra penale dhe do të ndiqen penalisht.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se gjatë gjithë kohës, tifozët do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë, çka do të thotë se çdo veprim i papërshtatshëm do të identifikohet menjëherë.

FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe sportive.

Ndërkaq edhe kryeqyteti shqiptar është ‘veshur’ nga atmosfera e kësaj përballjeje sportive ku në rrugët dhe ambientet e lokaleve janë vendosur flamujt kuq e zi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot