Abazi: Shqipëria të qëndrojë larg euforisë

- Bota Sot

Abazi: Shqipëria të qëndrojë larg euforisë

Ish-futbollisti i kombëtares, Eduard Abazi flet për sfidën e sotme kundër Serbisë.

Ai apelon për qetësi, vetëkontroll dhe përqendrim nga lojtarët, duke kërkuar që aspektin politik ta lënë mënjanë në këtë përballje.

Ai bën një krahasim mes brezave, duke vlerësuar skuadrën aktuale të Kombëtares si më cilësore se ajo e ndeshjes së kaluar me Serbinë në Beograd.

”Unë do t’i dëshiroja atyre një qetësi absolute, të koncentroheshin si stafi teknik edhe grupi i 23 lojtarëve, të cilët nuk duhet ta marrin këtë ndeshje si një finale. T’i largohen të gjitha emocioneve të ngjarjeve historike mes dy shteteve.

Ajo lojë që ndodhi në Beograd i takon të shkuarës, ne morëm përfitime nga ai incident që ndodhi atje.

Sot është një finale ku ne duhet të provojmë që jemi me kualitet më të mirë. Brenda fushës duhet të koncentrohemi për të marrë një rezultat pozitiv, i cili do t’i jepte një shans shumë të mirë ekipit tonë për t’u kualifikuar në kampionatin tonë të 2026”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot