Pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Vladimir Putin do të hakmerret në Ukrainë, në fakt edhe po ndodh një gjë e tillë.
Rusët kanë kryer gjatë natës sulme intensive në Kharkiv, ku të paktën tre persona u vranë, sipas kryebashkiakut të Kharkiv.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se njëri nga viktimat është një burrë 32-vjeçar.
Identitetet e dy trupave të mbetur janë ende duke u përcaktuar, por shërbimi beson se ato janë gra të moshës 59 dhe 86-vjeç.
Gjithashtu raportohet se janë plagosur 22 persona, mes tyre një vajzë 14-vjeçare dhe një foshnjë një ditë e gjysmë, raporton KosovaPress.
Sulmi rus vjen pas goditjes që Ukraina iu dha forcave ruse duke shkatërruar shumë avionë strategjikë rusë në vlerë prej disa miliarda euro.