Komisari teknik i Serbisë, Dragan Stojkoviq, në bazë të zgjedhjeve të bëra sa i përket formacionit kërkon të evitojë surprizat duke hedhur në fushë një formacion të kolauduar.
Të besuarit e Stojkoviç do të rreshtohen me skemën 4-3-3. Në portë nga minuta e parë pritet Đorđe Petroviç, i cili i merr venin Predrag Rajkoviç (i dëmtuar).
Erakoviq , Milenkoviq dhe Pavlloviq do të formojnë treshen e mbrojtjes.
Në mesfushë Zhivkoviq dhe Terziq do të luajnë nga krhaët ndërsa në mes do të aktivizohen Llukiq dhe Nemanja Maksimoviq.
Sa i përket repartit të sulmit, Lazar Samarxhiq do të operojë pas dyshes të formuar nga Mitroviq dhe Vllahoviq.