Bosnja e Hercegovina do të koritej pa Edin Xhekon në duel me San Marinon, mezi morën tre pikë

- Bota Sot

Bosnja e Hercegovina do të koritej pa Edin Xhekon në duel me San Marinon, mezi morën tre pikë

San Marino gati se ka befasuar në stadiumin në Zenicë në përballje me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Një fitore me vuajtje e Bosnjës dhe Hercegovinës, me rezultat 1:0 ndaj San Marinos. 

Tre pikë shumë të vështira ndaj një rivalit modest gati sa shkaktoj senzacion.

Në minutën e 62-të futej në lojë Edin Xheko duke e ngjallur sulmin e Bosnjës. 

Pas katër minutave (66’) boshnjakët shënuan përmes Xhekos i cili me depërtim vetëmohues futet në 16-sh duke e mposhtur portierin rival. 

Në minutën e 88-të Dzeko pati rast ideal por gjuajti përskaj shtyllës së djathtë të poshtme.

Pas xhiros së tretë në Grupin H të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Bosnja kryeson me 9 pikë apo me tre fitore rresht e

San Marino me tre humbje rresht është në fund me 0 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot