Katër persona humbin jetën nga një shpërthim i zjarrit në Reims

- Bota Sot

Katër persona humbin jetën nga një shpërthim i zjarrit në Reims

Katër persona kanë vdekur pas një zjarri të dhunshëm në një ndërtesë dhjetëkatëshe në qytetin francez Reims. Një motor elektrik i defektuar në katin e katërt dyshohet të ketë qenë burimi i zjarrit.

Autoritetet lokale thanë se gjithçka tregon se zjarri ka shpërthyer aksidentalisht, kur bateria e motorit elektrik ka filluar të digjet për arsye të paqarta, raportojnë mediet e huaja.

Mes viktimave është një grua 87-vjeçare dhe djali i saj 59-vjeçar, të cilët në katin e tetë humbën jetën nga tymi i zjarrtë. Një djalë 13-vjeçar u hodh nga kati i katërt dhe humbi jetën, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar vdiq nga flakët.

Sipas burimeve, zjarrfikësit luftuan për mbi tre orë për të shuar zjarrin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot