Ekipi i Anglisë në futboll ka shënuar fitore minimale ndaj Andorrës me rezultatin 1:0, duke ruajtur pozitën e liderit në grupin K kualifikues për Botërorin 2026.
“Tre Luanët” zhvilluan ndeshje të dobët në Barcelonë, duke arritur fitore me golin e kapitenit Harry Kane në minutën e pesëdhjetë.
Thomas Tuchel është trajneri i parë i Anglisë që fiton tri ndeshjet e para zyrtare në krye të ekipit pa pësuar gol, raporton KosovaPress.
Anglezët kryesojnë tabelën me nëntë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara, pasuar nga Shqipëria e dyta me tri pikë, por një ndeshje më pak. Letonia renditet e treta me tri pikë, Andorra e Serbia pa pikë.