Investimet në Evropë në pikën më të ulët

- Bota Sot

Investimet në Evropë në pikën më të ulët

Investimet e huaja direkte në Evropë ranë në nivelin më të ulët në nëntë vitet e fundit gjatë vitit 2024. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe përjetuan rënie dyshifrore në një kohë që bota shënoi një rritje modeste të investimeve të huaja direkte. Evropa u shfaq si një destinacion më pak i preferuar për kapitalin.

Numri i projekteve në rajon ra në nivelin më të ulët në nëntë vjet, sipas një Ankete me 500 drejtues të bizneseve ndërkombëtare. Më shumë se një e treta prej tyre, 37 për qind, deklaruan se kishin shtyrë, anuluar ose kufizuar planet e investimeve në Evropë gjatë vitit 2024, për shkak të rritjes së dobët ekonomike, çmimeve të larta të energjisë dhe tensioneve gjeopolitike.

Për krahasim, projektet e investimeve të huaja në Evropë ranë me 4 për qind nga viti 2022 në 2023, dhe u rritën me 1 për qind nga 2021 në 2022. Aktualisht, numri i projekteve të investimeve të huaja direkte është 19 për qind më i ulët krahasuar me kulmin e arritur në vitin 2017.

Megjithëse Evropa në tërësi nuk ishte destinacioni kryesor për projekte të reja gjatë vitit 2024, Luksemburgu u veçua si vendi më i mirë ndër anëtarët e OECD-së, me vlerën më të lartë të investimeve të huaja direkte. Investimet arritën 133 miliardë dollarë në 2024, duke qenë vendi i parë në renditjen globale për investimet e huaja dhe duke lënë pas SHBA dhe Kanadanë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot