Policia konfiskon flamuj me simbolet e UÇK-së në stadium

- Bota Sot

Policia konfiskon flamuj me simbolet e UÇK-së në stadium

Këngë patriotike dhe kore kundër Serbisë janë ato që dëgjohen në “Air Albania” nga tifozët kuqezi.

Ndërkohë që dy skuadrat kanë zbritur në fushë për nxemjen para ndeshjes, atmosfera në stadium është elektrizuese.

Policia e Shtetit u ka konfiskuar disa tifozëve kuqezi flamuj me simbolet e UÇK-së, në përputhje me masat e sigurisë së shtuar.

Kujtojmë se sfida e sotme është nën vëzhgim të rreptë nga UEFA, për shkak të ngarkesës historike dhe ndjeshmërisë që lidhet me të kaluarën mes dy vendeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot